Aleati i Ramës, Koçi: Dhuna në fushatë e papranueshme

Zv-ministri i Mbrojtjes, njeheresh dhe kreu i PSV ’91 Petro Koçi ka reaguar lidhur me incidentet zgjate fushatës elektorale.

Në reagimin e tij Koçi dënon aktet e dhunës, dhe fton organet kompetente të hetojnë rastet, dhe bën thirrje që partitë politike të heqin dorë nnga hetimet politike me konkluzione të parapërgatitura.

“Cdo incident duhet te hetohet me profesionalizem dhe partite te heqin dore nga hetimet politike me konkluzione te parapergatitura.

Dhuna eshte e papranueshme!

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mendoj se incidentet po ndodhin si me porosi per te justifikuar presionin politik mbi policine, ne manyre qe ajo te stepet dhe te mos hetoje krimin elektoral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreziku i kesaj fushate eshte perdorimi i parase se vjedhur me korrupsion per te blere votat e qytetareve.

Policia duhet te perqendrohet te kjo figure kriminale per te mos lejuar kompromentimin e zgjedhjeve.

Prandaj ajo nuk duhet te trembet nga presioni i organizuar qe po ushtrohet mbi te.

Taktika e presionit mbi uniformat blu eshte mirefilli nje manover politike .

Hetimet mbi incidentet e ndodhura te zbardhen sa me shpejt.” deklaron Koçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?