Aleku i “Bidaai” flet per fansat shqiptar…(foto)
Angad Hasija i Bidaai, seriali më i suksesshmën i kohëve të fundit në ekranet tona, ka shumë fansa të çmendur në Shqipëri, Ylli i kinemasë indiane flet për herë të parë për një media shqip.
Të gjitha femrat, apo fansat që duan të dinë diçka më shumë për jetën e Alekut të vërtetë, kanë një mundësi më tepër për të mësuar rreth sekreteve të tij përmes portalit tonë.
Dashuritë e tij, jeta personale, fitnessi, ushqimi, por edhe udhëtimet, rolet në kinema dhe planet e reja, – janë disa prej momenteve të sinqerta që artisti indian ndan përmes nesh me fansat shqiptarë.
E gjithë biseda mbyllet me një bekim për Shqipërinë. Për më shumë, ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë nga Angad Hasia.
A jeni i dashuruar?
Po, jam i dashuruar, madje shumë. Me 3 ëngjët e mi, nënë, bashkëshorten dhe vajzën time.
Pasioni juaj?
Puna që unë bëj është pasioni im, pra aktrimi.
Muzika qe i’u pëlqen?
Dashuroj muzikën sufi.
Cilit besim i perkisni?
I përkas familjes indiane Panxhabi ( punjabi ).
Ushqimi i preferuar?
Edhe ushqimet që pëlqej janë ato të traditës punjabi.
Filmi i preferuar?
Ndër filmat më të preferuara për mua është “bhag milkha bhag”.
Si e keni nisur karrrieren ? Cfare synimesh keni ne jete?
Në planet e mia parashikohet që të bëj akoma më shumë punë…
Si i keni marredheniet me fansat?
Padyshim që të mira dhe i dua shumë fansat e mi…
Me aq sa ju kemi ndjekur në instagram, kemi parë që jeni i apasionuar pas fitnesit. Sa orë në ditë ushtroni? Sa i rëndësishëm është ai për ju?
Po. Bëj palestër çdo ditë 2-3 orë pas pune. Palestra është pjesë e jetës time.
Cili është sporti juaj i preferuar?
Nuk jam shumë i dhënë pas të gjitha sporteve (qesh)
Do donim te dinim diçka me shume rreth filmit “Bidai” dhe rolit tuaj…
Bidaai është seriali i parë që unë kam luajtur dhe jam i bekuar që nënshkrova kontratën për këtë film. E kam pasur përzemër e vazhdoj ta kem.
Si ratë dakord për ta luajtur dhe sa të vështirë e keni pasur ta luani? ( duke ditur që ju luani rolin e një të sëmuri mendor i cili rikuperohet falë dashurisë dhe përkushtimit të bashkëshortes së tij).
Siç e thashë, më pëlqen Bidaai dhe e dashuroj personazhin Aalekh megjithëse ishte një rol i vështirë për mua…
Nëse do t’iu ofronin të njëjtin rol përsëri do ta pranonit?
Do të dëshiroja të bëja lloje të ndryshme rolesh. Unë besoj se mund të ofroj karaktere të ndryshme të të njëjtit rol.
Ndonjë rol tjetër ?
Po, unë kam luajtur rolin negativ në shown me ngjyra “Phulwa”
Ku jetoni aktualisht?
Jetoj në Indi, në bombei.
Me cfarë po merreni ? Cfarë planesh keni?
Planet e mija të afërta,,, të shpenzoj më shumë kohë në familje, ata janë pjesa më e rëndësishme e jetës sime.
Cili qytet ju pëlqen më shumë ?
Bombay, e adhuroj…
Ju pëlqen europa dhe sa shpesh e vizitoni atë?
Realisht më pëlqen shumë Europa. E kam vizituar 2 – 3 herë.
Do ta vizitoni Shqipërinë ndonjë ditë?
Nuk e kam vizituar asnjhëherë, por do dëshiroja ta vizitoja.
Mesazhi juaj për fansat, shqipërinë ?
Faleminderit shumë Shqipëri, Zoti ju bekoftë.
Ju faleminderit për kohën, thjeshtësinë tuaj dhe intervisten, padyshim. Ishte kënaqësi të bisedonim me ju.
Suksese të mëtejshme, përzemërsisht nga Shqipëria!
Intervistoi Eva MARKU- Exspress