” Ali Ameti lake i Gruevskit”
Kur fillon një shtërgat e madhe natyrisht pas kësaj vërshojnë lumejtë breg më breg duke mar me vete ç'farë të gjejnë përpara. Kështu lufta Nacionale Çlirimtare e Shqiptarëve ne IRJM , si shtërgat që ishte duke vërshuar , solli dhe Ali Ametin. Ky tip si t'i duket më i afërt dhe më i vlefshëm patronit të vetë , $hiti dhe atë fije shqiptarizmi që i kishte mbetur duke mos ndryshuar veçse emrin Ali dhe mbiemrin Ametovski . Ali Ahmetovski, Pas marëveshjes së Ohrit populli e votoi partinë e tij, Kjo marëveshje edhe pse ishte e afatizuar dhe e garantuar nga ndërmjetës ndërkombëtar nuk u realizua kurrë. Harta politike ka dominuar atë demografiken që nënkupton se të drejtë kanë vetëm ata që i mbajnë isso politikës ditore vazaliste. Tarafi-partia bashkëqeverisëse ( BDI ) proklamon siguri, mirëqenie, integrim, dinjitet por shqiptarët në IRJM nuk kanë asnji nga këta. Ne si pjesë e pandarë e kombit që jetojmë në trojet tona shekullore duhet katëripërisht ta pranojmë dështimin nëse duam ta përqafojmë suksesin. Shkak i dështimit është politika vazaliste që po ndjek tarafi i z. Ali Ahmetit. Shqiptarët në IRJM janë të papushtetshëm ngase përfaqësuesit shqiptar në qeveri defektoz dhe disfunksional. Tek populli shqiptar në IRJM mbisundon dashuria për nënën Shqiprëri dhe vëllain Kosovë. Kur mbahen zgjedhje BDI premton parajsë ndërsa pas zgjedhjeve popullit ia lëshon shi e borë bashkë. U rrahën fëmijt në Shkup nuk foli, u helmuan fëmijt në Gostivar nuk foli, u burgosén të pafajshëm me burgim të përjetshëm nuk foli. Populli po pyet, more kë përfaqsëson kjo parti në parlamentin e IRJM? Në këtu kemi lindur si shqiptar dhe jo si skllevër, prandaj ne jemi të indinjuar nga ky përfaqësim vazalist. Ne menduam se z.Ahmeti ka pikësynim kombin por na doli se ai ka vu partinë-tarafin përpara kombit. Ne menduam se ndarjet ideologjike kanë marë fund por këta nuk heqin dorë nga bollshevizmi dhe e kanë kthyer luftën në interesa individësh për pozicione dhe patriotizmi përfundoj në xhepat e shpirtshiturve. Qëllimi i drejtuesit të shtetit duhet të jetë që ta len vendin më mirë se si e gjeti dhe jo të qëndojë në pushtet si servil bipolar vazalo-boolshevik.
Them kështu sepse ka shumë vite që ai nuk do tja di fare për. " Marveshjen e Ohrit", e cila u realizua me gjakun e djemave shqiptarë të IRJM -së , jo si një dokument serioz, por si një mashtrim i rezikshëm i cili kishte dhe ka për qëllim të përkëdheli sedrën e pjesës naive të shqiptarëve . Kështu Ali Ametovski i mashtron shqiptarët në IRJM duke i helmuar dhe dehur me premtime fiktive me sot dhe nesër dhe kjo e nesërmja është e regjistruar në Kaledat e Grekeve sa herë që Shqiptarët e mjerë zgjohen nga nënëurisja me të cilat i mashtron zotëria e tij duke ju thën , nesër , pasnesër , se e mira nuk vonohet. Nuk ka dishim se nëqoftë se ka akoma Shqiptarë në IRJM që vazhdojën ti besojnë Ali Ametovskit , ata bashkë me atë të shkojnë tek psikiatri për në duan të shërohen në tru dhe atëherë nuk ka dyshim se Shqiptarët në IRJM nëse duan me të vërtet të shpëtojnë nga thonjët e maqedonasve Sllavë. Ata duhet të formojnë vetëm një parti të vetme dhe vetëm një. Kjo do të quhet " Partija e Shqiptarëve. Me forcën e kësaj parti të vetme Shqiptare , finetet dredharake të Gruevskit me shokë , do të shkrihen si kripa në ujë , dhe atëherë Shqiptarët do të kenë punësim proporcional dhe të drejtë në administratatën e shtetit federal , nxënësit e shkollave , ata shqiptarë do të mësojn gjuhën maqedonëse , si kundër që nxënësit maqedonas do ta mësojn gjuhën shqipe me të njetën intensitet, dhe vetëm atëherë Shqiptarët do ta gjejn veten dhe do të mbajn një qëndrim dhe bëjnë sakrofica , krejtë njashtu siq bëjnë Zviceranët me tre kombe dhe Belgët me bashkimin e tyre Belgë – Flaman . Vetëm kështu do ti pritet hovi Ali Ametovskit , i cili pa pikë dhimbje në shpirtë tallet me ndjenjat athedashëse të Shqiptarëve të atjeshëm. Për në grusht eurosh( € ) dhe për ca ministri të kryesuar nga shqiptarë , kompetenca e të cilave shtrihet mbi çelsat e kashtës. Kjo tregon forcën e karakterit koperativist të Ali Ametovskit, vdesë nëse nuk ka një copë pushtet, dhe shfaqë qartë se ky tip është I latuar për qëllime eksperimentale. Për poste bëhen bashkë të gjithë Enveristat, Stalinistat , Titistat , prosllavët , progrekët , proaziatikët , ndërsa kur është çështja e atdheut ndahen e përçahen si dreqi në vete.
MB – Baton Marku " Student "- Mjekësi Veterinare ," Universiteti Bujqësor I Tiranës "