Alimehmeti-socialistëve: Në shtëpinë time 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, në shtëpinë tuaj kur thotë Rama

Këshillari i PD-sl në Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.

”Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin.

Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, te shtëpia juaj bëjnë kur thotë kryeministri. Shkruat ju për të pripytetuar para SPAK-ut për arrestimin e tij, shkruat ju për të kundërshtuar shkresat tona. Ju e bëtë këtë veprim pasi u shpreh kryeministri, në shkelje të qartë të autonomisë vendore”,- tha ndër të tjera Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?