Alimehmeti sqaron pse nuk garon tani në Tiranë
Ilir Alimehmeti ka sqaruar arsyet pse ai nuk ka pranuar të garojë si kandidat i PD-së në zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Ai është shprehur se synon për një mandat 4-vjeçar dhe projektin e tij politik ia ka dorëzuar kryetarit të PD, Sali Berisha. ”Unë e kam të qartë projektin tim politik, ja kam paraqitur dhe kryetarit të PD, mbetet i njëjti si në 2022, që dmth unë jam lojtar ekipi, jo individual, dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratonë. Kam çuar të njëjtin projekt politik dhe kryetari e kryesia cakton kush është më i volitshmi”,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

