Alitosis (era e keqe e gojës), shkaqet dhe kurimi
Me termin alitosis, ose era e keqe e gojës kuptohet një erë e pakëndshme që emetohet gjatë frymëmarrjes; është një çrregullim që mund të godasë njerëz të çdo gjinie e moshe edhe pse problemi paraqitet më i shpeshtë me rritjen e moshës.
Nga pikëpamja shoqërore është një çështje që mund të shkaktojë një vështirësi të madhe për personat që e vuajnë, madje arrin të vërë në rrezik marrëdhëniet me të tjerët, nga frika se i transmeton bashkëbiseduesit sikletin tënd. Ka edhe pacientë që ankohen nga era e keqe edhe pse nuk është e vërtetë. Këta pacientë vuajnë nga alitofobia. Është vlerësuar se 25% e popullsisë vuan nga ky problem dhe 6% vuajnë nga era e keqe e gojës e përhershme.
Shkaqet
Shkaqet e alitosis janë të shumta dhe të ndryshme, por në shumicën e rasteve, deri në 90%, era e keqe ka origjinë direkt në gojë, shpesh për shkak të akumulimit të mbetjeve ushqimore që transformohen nga metabolizmi i baktereve përgjegjës për pllakën e dhëmbëve. Është gjithashtu e mundur që shkaku është një hidratimi i reduktuar i mukozës orale.
Kur shkaku nuk është në gojë
Mund të jenë disa sëmundje të ndryshme që shkaktojnë alitosis:
Sëmundjet e frymëmarrjes (mahisje e bajameve, bronkit ose sinozit), sëmundje të aparatit tretës, sëmundje të kronike (diabet, sëmundje të mëlçisë apo veshkave). Më rrallë shkaku i çrregullimit gjendet në disa substanca të veçanta: Ushqime (hudhër, qepë, erëza), substanca të tjera (duhan, alkool, medikamente…).
Kur alitosis lind në gojë
Në gati 90% të rasteve era e keqe e gojës lind në zgavrën orale, problemi është i lidhur me “kalbjen” e ushqimit, qelizave të vdekura të mukozës orale dhe komponentëve mikroskopik të gjakut. Si rezultat i një sërë reaksionesh kimike komplekse të baktereve të pranishme, sidomos në anën e pasme të gjuhës, ka origjinë era e pakëndshme. Bakteret përgjegjëse mund të gjenden edhe në hapësirat ndërmjet dhëmbëve, restaurime të papërsosura dentare, proteza dhe abscese dentare të papastra.
Është bërë e mundur të identifikohen një numër ushqimesh që mund të përkeqësojnë frymën e keqe: Produktet e qumështit (qumësht, djath, kos, akullore…), qepë dhe hudhër, alkool, sheqeri (sepse mund të shërbejë si një stimul për rritjen bakteriale), kafja (për shkak të pH acid).
Ka edhe një numër faktorësh që kontribuojnë në përkeqësimin e problemit: mungesa e pështymës, higjienë orale e varfër, kariesi i pa zbuluar, mbetje ushqimore, infeksione lokale, frymëmarrje nëpërmjet gojës (frymëmarrje pa ndihmën e hundës), stresi, duhani, alkooli.
Kujdesi dhe trajtimi
Specialist për këtë problem është dentist, i cili është në gjendje të vlerësojë dhe të diagnostikojë problemet e mundshme.
Pacienti, para se të shkojë tek mjeku, mund të përpiqet të zbatojnë një sërë strategjish për të zgjidhur në mënyrë të pavarur problemin. Fillimisht duhet të përmirësojë higjienën orale të përditshme. Përveç pastrimit normal të dhëmbëve, duhet të:
Pastroni gjuhën me instrumentet e duhura që janë në shitje në farmaci.
Përdorni fill dentar për të hequr depozitat e ushqimit mes dhëmbëve.
Pastat e dhëmbëve të formuluara për të luftuar erën e keqe normalisht duhet të përmbajnë agjentë aktivë antibakterialë, duke përfshirë:
Fluor, zink, etere aromatike, vajra esenciale.
Parandalimi
Lani dhëmbët të paktën 2 herë në ditë, duke përdorur pastë me fluor. Sigurohuni të lani mirë hapësirat e në afërsi të mishrave të dhëmbëve dhe sipërfaqen e dhëmbëve. Lani dhëmbët dhe gjuhën veçanërisht në pjesën më të afërt me fytin (do të ishte më mirë me një pastrues gjuhe).
Përdor fillin dental të paktën një herë në ditë për të hequr mbeturinat e ushqimit mes dhëmbëve.
Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë dhe ul konsumin e mishit.
Elimino ushqimet që përmbajnë, qepë hudhër dhe përbërës të tjerë që janë në gjendje të përkeqësojnë frymën tuaj.
Shmangni konsumin e alkoolit.
Shmangni pirjen e duhanit.
Hani një karamele, apo një çamçakëz pa sheqer dhe mente, ose pi më shumë ujë, nëse goja duket se është mjaft e thatë.
Nëse keni protezë, hiqeni gjatë natës dhe lëreni në solucione disinfektuese pasi e keni pastruar.
Nënshtroju pastrimit të dhëmbëve tek dentisti dy herë në vit.
Perkthyer nga KOHA JONE.