“Alla Shqiptarçe”, ja si e përgjonte komshiu-komshiun në diktaturë

Sigurimi i shtetit përgjonte dhe madje shumë. Sa më shumë koha kalon aq më shumë shtohet interesi për atë kohë. Sot në inagurimin e Bunk’Art 2, një foto ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet se si përgjimet nga shtëpia e bashkëpunëtorit të sigurimit te shtëpia e të përgjuarit, u realizonin për “qefin” e Enver Hoxhës.

Përgjimi funksiononte kështu:

“Në mur u vendoste çimka përmes një tubi i cili kishte brenda një mikrofon që regjistronte të gjithë bisedat dhe lëvizjet në shtëpinë e personit që përgjohej. Nga ana tjetër në shtëpinë e spiunit kjo bisedë regjistrohej me një aparat të posaçëm. Po ashtu përmes një vrime në mur bëheshin edhe filmime e fotografime me një pajisje tjetër të posaçme”.

Gjithashtu për të mos u zbuluar vrimat në mur mikrofonat dhe objektivët kamufloheshin pas panoramave apo objekteve të tjera që ishin të vendosura në murin e shtëpisë së përgjuar

Këto përgjime zbulonin opinionet e kundërshtarëve të regjimit dhe shpesh gëzimin për vdekjen e diktatorit.

SHKARKO APP