Allegri ka kushte për Arsenalin

Massimiliano Allegri ka rënë dakord për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Trajneri aktual i Juventusit u ka vendosur disa kushte drejtuesve të klubit londinez. Allegri ka kërkuar 200 milionë sterlina rreth 230 milionë euro për merkaton pasi dëshiron të transferojë në Emirates Stadium, 5 lojtarë të nivelit të lartë për të bërë hapin cilësor me toçinjtë.

Për momentin Arsenali ka në skuadër disa yje si Aubameyang, Lacazette, Mkhitaryan, Ozil, Ramsey apo edhe Xhaka e Mustafi por Allegri nuk do të mjaftohet me kaq pasi për të prentenduar për objektiva madhorë, sipas tij Arsenali ka nevojë për të tjerë lojtarë cilësorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?