Allweb – Bota e marketingut dixhital
Edicioni i dytë i konferencës unike të marketingut dixhital vjen në Tiranë, më 12 Tetor 2017.
Është viti i dytë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital. Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet ditën e Enjte, më 12 tetor në Tirana Business Park.
Në kuadër të filozofisë së saj për mbështetjen e aktiviteteve me karakter edukues dhe fuqizues të industrive që zhvillojnë kapacitete dhe hapin horizonte të reja në përdorimin e teknologjisë, kompania Vodafone Albania është partner kryesor i kësaj konference.
“Ne do të donim që kompanitë, organizatat dhe sipërmarrësit tanë të dëgjonin se si kolegët e tyre nga tregjet ndërkombëtare dhe rajonale po integrojnë marketingun dixhital me strategjitë e tyre të biznesit.
Në faqen e internetit të konferencës allweb.al ne kemi vënë në dispozicion biletat Online në mënyrë që të mund të plotësojmë nevojat e të gjitha kompanive, organizatave dhe individëve që duan të bashkohen me ne, më 12 tetor,” – tha Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri.
Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë, drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.
“Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar”, – shton Boshnjaku.
“Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij.”
Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe një panel për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me tregun lokal.
Folësit e konfirmuar deri më tani janë:
Peter Szanto (SpringTab), Anke den Ouden (Microsoft), Ivan Brezak Brkan (Netokracija.com), Heimo Hammer (Kraftwerk), Robert Petkovic (Bruketa & Žinić & Grey), Ketan Makwana, (Enterprise Lab Ltd), Enkelejd Zotaj, (Raiffeisen Bank), Darko Buldioski, (NewMediaMK), Nathan Ott, (CG Index)
Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.
#Rreth AllWeb
Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:
Google, The Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Microsoft, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me
Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audience përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit. Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni www.AllWeb.al # # # #