Alpinistët në aventurën e rrezikshme, ngjitin shkëmbinjtë të pasigurtë
Disa alpinistë kanë arritur të bëjnë një aventurë shumë të guximshme duke u ngjitur në disa shkëmbinj të lartë që ndodhen në mes të oqeanit. Katër miq vendosën një litar në mes të dy pikave për t’u ngjitur, por që ishte krejtësisht i pasigurtë. Shkëmbinjtë e njohur si ‘The Castle’ ndodhen në Skoci. Pamjet gjatë ngjitjes janë shkrepur nga ish-alpinisti ndërkombëtar Dave Ballachullish. “Kur e pashë për herë të parë ‘The Catle’ si një alpinist, mendoja sa e cuditshme ishte të ngjitesha dhe doja të bëja menjëherë. Nuk ishte aq i lartë, por më sfidues dhe sigurisht shumë serioz dhe i rrezikshëm”, tha 59-vjeçari për Dailymail.