Alpinistët ngjisin zhveshur shkëmbin El Capitanin
Dy alipnistë kanë ngjitur malin El Capitanin në Yosemit tërësisht të zhveshur. Leah Pappajohn dhe Jonathan Fleury kanë përfunduar ngjitjen duke përdorur vetëm litarë, çantë shpine dhe këpucë më 6 qershor. Ata kanë vendosur një rekord personal të dy, pasi është hera e parë që dikush e merr këtë iniciativë. 28-vjeçarja Leah tha se aventura e tyre në shkëmbin vertikal ishte një argëtim shumë i madh. “Gjithmonë kam pasur ëndërr për të ngjitur El Cap nudo, por u deshën shumë vite që ta ndjeja se kisha aftësinë që ta arrija këtë gjë”, ka thënë ajo për revsitën Climbing. “Dhe është një ndjenjë e mrekullueshme”.