Alternime kthjellimesh dhe ulje të temperaturave – Moti sot
Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë përgjatë ultësirës perëndimore. Më pas, parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.
Në momentin e vranësirave të dendura, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në zonën e veriut reshjet parashikohen edhe në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.