Altiero Spinelli dhe Alcide De Gasperi takohen në Tiranë

Nga Lavdrim Lita/Altiero Spinelli dhe Alcide De Gasperi u takuan me shqiptarët në Tiranë pas shumë dekadash. Në një event të organizuar nga forumi i politikave të integrimit, Eu Policy Hub, dy europianët italianë ishin pjesë e diskutimeve me profesionistë dhe intelektualë të rinj. Altiero Spinelli është simboli i mosdorëzimit përpara së keqes. Ai kaloi 17 vite të rinisë së tij në burgjet e fashizmit dhe  në izolimin e ishullit të Ventotenes, shkroi bashkë me shokët e tij, të ashtëquajturin “Manifest të Ventotenes”, për një Europë të lirë dhe të Bashkuar.  Ai profetizonte Europën e bashkuar të lirë në 1941, ku lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e saj. I ndikuar nga federalistët amerikanë, sidomos nga Alexander Hamilton, Spinelli propozonte një kushtetutë që do të lejonte Shtetet e Bashkuara të Europës. Një formulë e krijuar nga Viktor Hugo e përsëritur më vonë edhe nga Churchill.
Altiero Spinelli në burgun e Ventotenes ka njohur shumë shqiptarë, disa komunistë, disa ballistë e disa zogistë. Në biografinë e tij “Si provova të bëhesha i urtë” Spinelli përmend dy shqiptarë: Zai Fundon dhe Stravri Skëndon, njëri komunist e tjetri ballist. Pot antifashistët më të njohur për ne ishin, Safet Butka, Abaz Ermenji, Selman Riza, Faslli Frashëri, Myzafer Pipa, Gani e Said Kryeziu, Hasan Reçi, Sadik Bekteshi etj. Të burgosurit në Ventotene, duke përfshirë edhe intelektualët antifashistë shqiptarë, ndihmësuan jo vetëm në qëndresën antifashiste, por edhe në hartimin e një projekti politik për Europën e Bashkuar pas luftës. Pra këta janë edhe prekursorët e Europës sa Bashkuar, ku përpiqemi të integrohet Shqipëria sot. 
Ndërsa Alcide De Gasperi, ish-kryeministri i Italisë së pas luftës së Dytë Botërore, njeriu njëherësh i Papës dhe presidentit amerikan Truman në Romë, ia doli ta rikthente Italinë në sistemin ndërkombëtar si fillim me antarësimin në NATO dhe më pas në Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Celikut, që ishte tulla e parë e themelimit të Bashkimit Europian. Në një fjalim të famshëm në këshillin parlamentar të Europës, Alcide De Gasperi do të thoshtë se Europa është atdheu ynë. Në çdo moment të jetës së tij politike, sociale dhe njerëzore, De Gasperi  kishte një vijë parimore me objektivin e ndërtimit të një pasurie politike për gjeneratën e ardhme, duke qenë një burrë shteti, shumë koherent në çdo veprim që merrte, një koherencë që duhet edhe sot.
Të flasësh për arkitektët e BE në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, në një moment hallesh ekonomike dhe telashesh politike, mund të jetë një luks. Por nëse e shikon në një pikëpamje tjetër mund të jetë një pasqyerë e mirë se cfarë individësh duam të qeverisin të mirën publike dhe të ardhmen europiane të një kombi.

SHKARKO APP