ALUIZNI – Lame bën bilancin e katër viteve: U realizuan 144 mijë legalizime

Plot 144 mijë legalizime janë kryer në 4 vitet e fundit nga Agjencia e Legalizimeve, duke e përmbyllur këtë mision në masën 80 për qind. Megjtihatë, kreu i kësaj agjencie paralajmwroi se institucioni do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë. “Dyert tona janë të hapur për çdo të ri që do të bëhet pjesë e sktrukturave tona”, tha Lame në një deklaratë për shtyp.

Artan Lame: “Në vitin 2013 e gjetëm instituticionin, pas 8 vitesh qeverisje të djathtë, me vetëm 21 mijë legalizime të kryera dhe sot kemi arritur në shifrën e 144.154 legalizimeve. Nga 323 mijë objekte që ishin në sistem, në 306.800 prej tyre, pra në 95% të objekteve proçesi i punës, matjes në terren ka përfunduar tashmë.

Praktikisht sot mund të themi që proçesi i legalizimit të objekteve që janë brenda kritereve ligjore në zonat informale është përmbyllur në masën e 88%.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri gjendet në pragun e një reforme tërësore, përfshirë këtu në rradhë të parë ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të qartë dhe të saktë të çdo prone të Republikës, pasi pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër i gjithë instituticioni i ALUZINI-it do ti nënshtohet një strukturimi të plotë ligjor, strukturor dhe territorial. Prej sot i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo djalë apo vjazë, për çdo specialist të sektorit që do të dëshironte të aplikonte për tu bërë pjesë rradhëve tona.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?