“Amazon Key”, shërbimi që tërheq pakon edhe kur s’je në shtëpi
Teknologjia e fundit parashikon një çelës të zgjuar dhe Cloud Cam i ri dhe e lejon korrierin të hyjë në shtëpi: faqja e blerjeve online mund të zhbllokojë derën tuaj
Janë pikërisht çelësat, pika e referimit për të tërhequr pakon falas dhe në mënyrë të pavarur. Është eksperimenti i shërbimit Prime Wardrobe, që të lejon të porosisësh shtatë veshje të ndryshme, duke i provuar në shtëpi dhe pastaj mund të vendosësh cilën të blesh (me të drejtë kthimi). Njoftimi tashmë mund të vijë në kohë rekord. Gjatë një dite ose gjatë disa orëve. Amazon po e bën blerjen online gjithnjë e më komode dhe të shpejtë. Vazhdon të shtojë shërbimet, funksionalitetin dhe komunitetin e gjerë të përdoruesve. Së pari është rritur në të gjithë botën (në Itali rritja është 60% vitin e fundit). Kështu ka menduar një mënyrë për të zgjidhur një problem tjetër: në rastet kur nuk mundemi të lirohemi nga angazhimet për të marrë pakon. Tregu i fuqishëm online e ka gjetur zgjidhjen. Quhet Çelësi Amazon.
Si funksionon çelësi ‘Amazon’
Për të aktivizuar shërbimin para së gjithash duhen dy instrumente: një çelës i zgjuar (janë aktivizuar ato të Yale dhe Kwikset), dhe Cloud Cam i ri i sapolançuar nga një kompani që integron ndihmësin dixhital Alexa. Telekamera inteligjente është e lidhur me internetin nëpërmjet wireless-it të shtëpisë dhe komunikon me bllokimin – edhe ajo inteligjente – nëpërmjet protokollit wireless Zigbee. Nëse ne nuk ndodhemi në shtëpi për të marrë pakon mendojnë ata për t’i hapur derën korrierit. Kur arrin tek pragu, përdor kodin bar dhe e dërgon kërkesën tek cloud e Amazon. Nëse të gjitha të dhënat janë të sakta, cloud i dërgon një kërkesë telekamerës, e cila bën bllokimin dhe “mirëpret” korrierin në shtëpinë tonë. Ai hyn, paraqet pakon dhe mbyll portën. Pastaj bllokohet. Klienti merr një njoftim që është dorëzuar malli bashkë me një video që dëshmon gjithçka.
Me pak fjalë: komoditet (dhe besim?)
Për momentin shërbimi (falas) do të lançohet në Shtetet e Bashkuara: mund të përcaktohen Cloud Cam dhe aplikacioni do të jetë i disponueshëm nga 8 nëntori. Për 249,99 dollarë Amazon ofron paketën e plotë: çelësin inteligjent, telekamerën dhe një instalim falas. Do të jenë mbi 10 milionë produkte që mund të dërgohen në shtëpitë e amerikanëve edhe nëse ato janë në punë. Në 37 qytete të ndryshme. Gjithmonë nëse i besojnë sigurinë e shtëpisë së tyre, faqes së blerjeve online dhe nëse nuk ka problem të hysh në dhomën e ndenjes së të panjohurve. Të monitoruar nga një telekamera, gjithmonë e më shumë “shërbëtori perfekt”. Gjithçka në favor të komoditetit. Duke shpresuar që asgjë mos merret.