Ambasada e SHBA: Admirali i Forcave Detare amerikane takim me Ramën, në fokus partneriteti në fushën e sigurisë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me Admiralin e Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën, Stuart Munch. Ambasada shprehet se gjatë bisedimeve, u theksua partneriteti i ngushtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë, si dhe angazhimi i përbashkët në kuadër të NATO-s.
Postimi i plotë
Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve.
KOHA JONË SONDAZH

