Ambasada e SHBA bën një njoftim të rëndësishëm për fituesit e Lotarisë Amerikane

Ambasada Amerikane ka një njoftim për të gjithë ata që janë përzgjedhur nga lotaria amerikane. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada e SHBA-ve kujton gjithë të përzgjedhurit, që përpara se të aplikojnë për vizë te kontrollojnë kriteret kualifkuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës duke ofruar edhe një adresë.

“Ju uroj një të premte plot diell! Keni aplikuar për programin e Lotarisë? Keni rezultuar i përzgjedhur? Vizitoni faqen tonë të internetit: https://go.usa.gov/xNmVn për këshilla, udhëzime dhe pyetje të shtruara shpesh. Përpara se të aplikoni për vizë, sigurohuni që të kontrolloni kriteret kualifkuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës – jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen! Mirëpres pyetjet tuaja!

SHKARKO APP