Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan një mesazh nga Michele Obama
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh shumë domethënës në ditën kur krimi në familjen shqiptare kulmon fuqishëm.
Pa përmendur shuarjen e një familjeje sot dhe tragjedinë e tre fëmijëve të vegjël mbetur jetimë, kjo ambasadë jep një mesazh për burrat, gratë dhe dhunën, nga Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama:
“Burrat, në çdo vend, duhet të vështrojnë brenda zemrës dhe shpirtit të tyre, dhe të pyesin veten nëse vërtet i shohin dhe i trajtojnë femrat si të barabarta me ta. Dhe nëse në jetën tuaj, ju ndesheni me burra për të cilët përgjigjia e kësaj pyetjeje është “jo”, atëherë ju duhet t’ua mësoni atyre këtë gjë. Duhet t’u thoni se çdo burrë që përdor forcën e tij për të shtypur gratë është një frikacak dhe se ai pengon zhvillimin e familjes dhe vendit të tij. Thuajuni atyre se një burrë vërtetë i fuqishëm dhe i fortë nuk ndihet i kërcënuar nga një grua e fuqishme dhe e fortë”.