Ambasada e SHBA-ve: Regjistrohuni në programin amerikan STEP për udhëtimet jashtë vendit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar përmes një publikimi të bërë në faqen zyrtare të saj në Facebook, se qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP) në http://step.state.gov.
Përmes këtij regjistrimi, qytetarët mund të marrin përditësime të rëndësishme mbi sigurinë gjatë qëndrimit jashtë vendit.
Ambasada gjithashtu inkurajon ndjekjen e @travelgov në rrjetet sociale për njoftimet më të fundit të udhëtimit dhe udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.
Ky hap synon të sigurojë informacion të përditësuar dhe mbështetje për qytetarët amerikanë dhe shqiptarë gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

