Ambasada gjermane: Asnjë asistencë e re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë asistencë fnanciare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar!

“Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare  apo asistencën financiare për kthim”, sqaron ambasada gjermane.

Ambasada thotë gjithashtu se Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës.

“Kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast.  Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që  mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri”, mbyll sqarimin ambasada.

SHKARKO APP