Ambasadori Gonzato: Mbështesim rininë shqiptare për ndërtimin e një shoqërie demokratike
“Kërko të dëgjohesh, mos prit që të tjerët të të kërkojnë mendimin”. Këtë mesazh dha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato për një grup të rinjsh shqiptarë të talentuar nga qendra ARSIS, të angazhuar në komunitet dhe edukim qytetar, me pasion për të drejtat e njeriut.
Ai i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si të forcohet pjesëmarrja e të rinjve në procesin e integrimit në BE.
”Zëri i tyre ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë shqiptarë dhe jemi të përkushtuar të rrisim rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH

