Ambasadori Gonzato: Qytetarët e BE do të duan të krijojnë biznese në Shqipëri, duhet t’u ofroni garanci
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë në Shqipëri.
Në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, diplomati evropian u shpreh se gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe kjo, është e vështirë të prodhojë cilësi, tha ai.
Ambasadori deklaroi se duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, të mbështetur nga asistentë ligjorë.
Po ashtu, Gonzato deklaroi se duhet garanci për qytetarët e vendeve të BE që duan të investojnë në Shqipëri.
“Në të ardhmen e afërt qytetarët e BE mund të duan të krijojnë biznese në Shqipëri, mund të duan të blejnë tokë në Shqipëri, ata presin që Shqipëria të ofrojë garanci si çdo shtet anëtar i BE. Kjo do të thotë se ju duhet të jeni të familjarizuar me rregullat e BE. Kjo përben një sfidë shtesë në një situatë të vështirë dhe komplekse. Kështu që projekti ynë për drejtësinë do të angazhohet me ju për këto çështje”.
KOHA JONË SONDAZH

