Ambasadori i BE: Financimi i partive, parakusht në procesin e integrimit të Shqipërisë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha sot se Reforma Zgjedhore dhe veçanërisht transparenca në financimin e partive, është një nga parakushtet për integrimin e vendit në BE.

“Reforma zgjedhore është një nevojë demokratike dhe është themeli i besimit në demokraci. Pa transparencë në financimin politik, ky besim nuk mund të ekzistojë. Kur burimet e financimit janë të paqarta, apo mbikëqyrja është e dobët, atëherë besimi te këto institucione demokratike është pashmangshmërisht i minuar. Kështu që financimi është vërtet parakusht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Reforma zgjedhore, dhe sidomos financimi i partive në fushatë, mbetet përparësi vendimtare në kuadër të kornizës së integrimit në BE. Rekomandimet që diskutohen sot mbështeten në vite monitorimi nga ODIHR, Komisioni i Venecias dhe Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës”, tha Gonzato në një tryezë konsultimi të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe OSBE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?