Ambasadori italian: Shqiptarët nuk do ta shesin votën

Shqiptarët nuk do te shesin dhe blejnë votën sepse është një veprim shumë i rëndë”. Kështu u shpreh nga Shkodra ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo. Ambasadori italian foli për mediat gjatë festës së Italisë që organizohet çdo vit në kosnullatën italiane në Shkodër.

“Une besoj qe ka qene shume e rendesishme qe forcat politike shqiptare kane arritur nje marreveshje, ishte nje prove pjekurie qe e kane bere ndermjet tyre dhe jam i bindur qe eshte nje garanci e mire per zgjedhje te rregullta. Shit-blerja e votes eshte nje veprim shume i rende dhe kam besimin se qytetaret shqiptare do te kene parasysh rendesine e mos kryerjes se kesaj vepre penale dhe prania e vezhguesve nderkombetare mund te ndihmoje ne monitorimin e procesit zgjedhor. Mbarevajtja e zgjedhjeve do jete patjeter nje sinjal pozitiv per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian”, tha ambasadori.

Kushdo që do të qeverisë Shqipërinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do të mund të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE deklaroi ambasadori Cutillo.

“Partite polike jane impenjuar per reformat, rezultati i zgjedhjeve do te percaktoje cila prej tyre qe te qeverise. Une nuk e di neqoftese do te kete nje koalicion te madh apo do jene afersisht te njejtat forma te qeverisjes si ato qe kemi pasur kohet e fundit, por jam i siugurte se cilido te fitoje zgjedhjet do te doje te vazhdoje proceset e reformave dhe dihet qe reforma kryesore eshte ajo e drejtesise dhe pa kete progresi i Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian do te ngadalesohohej ose ndalohej, prandaj jam i sigurte se asnje force politike nuk do te marre persiper bllokimin e integrimit te Shqiperise”, tha ai.

SHKARKO APP