Ambasadorja gjermane: Procesi i zgjedhjeve ishte i lirë dhe i ndershëm
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz vlerësoi procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur se gjithçka u zhvillua normalisht.
Duke folur nga qyteti i Korçës, kryesuesja e delegacionit gjerman në Shqipëri tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk ka qenë e ulët, por sipas saj ka qenë e mirë.
Schutz tha se procesi zgjedhor ka qenë i lirë dhe i ndershëm, ndërsa fushata elektorale qe positive.
Schultz u shpreh se ajo çfarë pritet nga ana e qeverisë shqiptare është vijimi i reformave, në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë Bashkimit Europian.
“Për ne ka qenë një kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe që morën pjesë 18 parti. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, pra ka qenë relativisht e mirë.
OSBE/ODHIR ka konstatuar se është bërë për një fushatë elektorale pozitive, që procesi ka qenë i lirë edhe i ndershëm, analiza deri tani ka qenë pozitive, do të ketë sigurisht një raport më të detajuar së afërmi, por ne jemi të kënaqur që rezultati i zgjedhjeve ishte i mirë definuar. Ajo çka ne presim deri tani është vijimi i reformave të tjera të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë BE.
Nuk më takon të gjykoj lidhur me këtë fakt, ishte vendimmarrje e qytetarëve shqiptarë ajo mbi bazën e së cilës iu dhënë më shumë vota njërës parti sesa partive të tjera politike. Gjykoj në këndvështrimin tim se ky është një shans për qeverinë për të vijuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur reformat e iniciuara tanimë duke menduar tanimë 5 prioritetet kyçe, ku më me përparësi janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por sigurisht një shans më tepër edhe për opozitën për të realizuar një opozitë sa më të forte.” – u shpreh ambasadorja gjermane Sussane Schutz.