Amerikanët do emigrojnë në Kanada por Musk ju çon në Mars

Fitorja e Donald Trump si President i SHBA-ve dhe marrja e postit në Janar, nuk është pritur aq mirë nga amerikanët, aq sa një pjesë thonë se po e mendojnë seriozisht të emigrojnë në Kanada.

Megjithatë, për ata që mund “ta përballojnë mandatin e parë”, ka një propozim më ekzotik sesa Kanadaja. Fjala është për projektin e Elon Musk, kjo për të dërguar njerëz në Mars. Qëllimi është që njerëzit e parë të dërgohen në “Planetin e Kuq” mes vitit 2022 dhe 2024.

Në fund të shtatorit, Musk bëri publik projektin e vet, por pa dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ishte gati. Ai thotë se misioni për të kolonizuar Marsin përfshin disa faza. Faza e parë është njohja e terrenit, më pas përgatitja për njerëzit e para e në fund ‘dërgesa’.

Musk thotë se Marsin e sheh si një “shtëpi të dytë” për njerëzimin në rast të shkatërrimit të Tokës dhe se synon që të ulë koston e udhëtimit drejt tij në të paktën 200 mijë dollarë për person me objektivin për të dërguar atje të paktën 1 milionë njerëz.

SHKARKO APP