AMF: Rritja e sigurimit të makinave erdhi nga rritja e taksave

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në lidhje me veprimtarinë e vitit 2015. Ky raportim u shoqërua me diskutime të shumta mes drejtuesve të AMF-së si dhe deputetëve të komisionit në lidhje me aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit që operojnë në tregun e Jo–Jetës.

Sipas AMF-së, tri shoqëri kanë shfaqur paaftësi paguese dhe mungesë kapitali gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2016.

Sipas drejtores së përgjithshme ekzekutive, Enkeleda Shehi, rritja e tarifave të MTPL-së që ndodhi në fund të gushtit erdhi si pasojë e rritje së taksës kombëtare për sigurimet ( nga 3% në 10%) dhe jo si pasojë e ndryshimit të nivelit të primit të sigurimit bazë (poshtë këtij niveli nuk lejohet që të shiten policat e sigurimit).

Në datë 24 gusht të këtij viti, shoqëritë e sigurimeve rritën me 20-25% çmimet e sigurimit TPL.

AMF në deklarimin e parë zyrtar tha se kjo ishte një politikë që i takon shoqërive duke qenë se tregu është i liberalizuar, por më pas ajo me anë të një shkresë u kërkoi atyre që t’u riktheheshin tarifave të mëparshme. Vendim që nuk u mor në konsideratë nga shoqëritë që vazhdun të operonin me çmimet e reja. Për këtë veprim të tregut edhe Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak.

SHKARKO APP