Amnistia penale, ministri Lamallari jep detaje: Do të përfitojnë 1290 të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari shprehet se nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta. Në një intervistë për mediet, Lamallari theksoi se nga amnistia do të përfitojnë dhe shumë të paraburgosur, për të cilët do të shuhet vepra penale. ”Llogarisim 1290 persona. Me ulje dënimi janë rreth 900 persona dhe 300 të tjerë apo më shumë të cilëve u konsiderohet i shlyer dënimi. Unë besoj fort se këta njerëz janë më të dobishëm që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe janë rehabilituar sepse kanë kryer një periudhë të konsiderueshme dënimi të dhënë nga gjykata”, tha Lamallari për RTSh.

Ministri theksoi se amnistia nuk është thjesht një falje, por një mundësi e dytë që shoqëria u jep këtyre personave. Ministri u ndal edhe te ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke përmendur nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe komunitetit të medias. Ai shtoi se është bërë edhe një ndërhyrje në nenin 238 që lidhet me kanosjen, duke e cilësuar si një mbrojtje të posaçme për gazetarët.

”Së pari mbyllëm me sukses në 2025 ndryshimet në Kodin Penal me kushtet e ndërmjetme që avancojnë rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane. Këtu përfshiheshin disa direktiva që janë adresuar në kodin ekzistues dhe sigurisht qeveria e gjeti me vend, si pjesë e diskutimeve që kemi pasur edhe me komunitetin e gazetarëve, të cilët kanë shprehur kërkesat dhe sugjerimet. Kjo ishte arsyeja pse Shqipëria vendosi të marrë këtë hap politik për të shkuar drejt dekriminalizimit të shpifjes specifikisht për gazetarët, ku konkretisht neni 120 i Kodit Penal përjashton nga ndjekja penale gazetarët të cilët gjatë ushtrimit të tyre po raportojnë”, tha Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?