Ana e errët, brenda botës së sumove (FOTO)
Fotot e mëposhtme tregojnë botën e mundësve sumo në qytetin Nagoya të Japonisë. 11 mundës, të cilët quhen “rikishi”, të veshur vetëm me “pelena”, kalojnë më shumë se tre orë çdo mëngjes duke u praktikuar për sportin kombëtar të Japonisë.
Kushdo që rrëzohet i pari ose detyrohet të largohet nga unaza e rërës humbet.
Mundja sumo është një sport japonez, por trajnimi i ashpër dhe tradita kanë larguar shumë të rinj, duke e lënë këtë sport të dominuar nga mundësit e huaj, kryesisht mongolë.