Ana e mirë e “Brexit” për Shqipërinë

“Brexit është një alarm zgjimi edhe për Shqipërinë”, thote Nicolas Hayoz, profesor në Universitetin e Friburgut. Është një shenjë për të kuptuar se Europa është aty, e gatshme të presë hyrje të reja, të cilat duhet të jenë të përgatitura për rregullat për anëtarësim.

“Shqipëria dhe shumë shtete të tjera janë të shqetësuara, pasi mendojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian do të ndalet. Unë mendoj se zgjerimi i BE nuk është aspak në rrezik. Europa e di fare mirë se duhet të mbajë premtimet, ndaj nuk duhet harruar procesi i zgjerimit”, shprehet Prof. Dr. Nicolas Hayoz, Universiteti i Friburgut.

I ndodhur në Tiranë për një konferencë ndërkombëtare mbi ndryshimet në Ballkanin Perëndimor, profesori i njohur zviceran, Hayos, shprehet se kërkimet sociale i vijnë në ndihmë politikës për të pasur një shoqëri demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithnjë e më shumë politikanë po shohin se shkencat sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm, pasi sjellin të dhëna dhe tregues, të cilat i duhen politikes. Politikanëve u takon vendimmarrja, ndaj ata duhet t’i bazojnë vendimet e tyre mbi këto tregues. Sa më shumë njohuri të kesh, aq më demokratike bëhet një shoqëri”, thotë Hayo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?