Analiza për Beratin/ PS shtoi votat por s’tejkaloi mandatet, PD me firo deputeti. LSI në pikiatë
Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka siguruar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 4 mandate deputetësh, po aq sa mori edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë.
“BalkanWeb” raporton se pavarësisht numrit të barabartë të deputetëve që siguroi në raport me 2013-ën, PS-ja në këtë Qark ka arritur të triumfojë garën lokale me një rritje prej 2187 votash.
Nga ana tjetër si Partia Demokratike ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, rezultojnë në pikiatë votash në raport me zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë, respektivisht me minus 3029 vota dhe 2039 vota.
“BalkanWeb” raporton se disfatën më të madhe në këtë Qark e ka marrë PD-ja që ndryshe nga viti 2013, në këto zgjedhje ka marrë 1 mandat më pak deputeti. Ndërsa LSI edhe pse me më pak vota se 4 vite më parë, ka mundur të sigurojë 2 deputetë nga ky qark.
QARKU BERAT 2013
PS 42897 vota 46,94% (4 mandate)
PD 19022 vota 20,81% (2 mandate)
LSI 21549 vota 23,58% (2 mandate)
QARKU BERAT 2017
PS 45084 vota 54.5% (4 mandate)
PD 15993 vota 19.3% (1 mandat)
LSI 19510 vota 23.6% (2 mandate)
DEPUTETËT E QARKUT BERAT TË DALË NGA ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 25 QERSHORIT
QARKU BERAT (7 MANDATE)
Partia Socialiste (4 mandate)
- Blendi Klosi
- Ermonela Valikaj
- Adnor Shameti
- Fadil Nasufi
Partia Demokratike (1 mandat)
- Eduard Halimi
Lëvizja Socialiste për Integrim (2 mandate)
- Nasip Naço
- Gledjon Rehovica
(BalkanWeb)