Ancelotti nuk do të drejtojë asnjë Kombëtare për në Kupën e Botës
Carlo Ancelotti insiston se ai nuk dëshiron të drejtojë asnjë Kombëtare, pasi dëshira e tij është që të punojë çdo ditë
Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka treguar se ka refuzuar të drejtojë Australinë në Kupën e Botës. Ai po ashtu tha se ishte kontaktuar edhe nga Federata Italiane e Futbollit.
Ancelotti është i papunë që kur u shkarkua nga Bayern Munich dhe dëshiron të presë verën e ardhshme, për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.
“Federata Italiane e Futbollit më ka kontaktuar, kam folur me ta. Ju thashë se jam i nderuar që shumë njerëz më duan në krye të Kombëtares”, tha Ancelotti për Domenica Sportiva.
“Megjithatë, të drejtojë ndonjë Kombëtare do të ishte si një punë tjetër. Të punosh në Kombëtare është krejt ndryshe nga skuadra, sepse unë ende dua të punoj çdo ditë”, tha Ancelotti në fund.