Andersson: Goditja e Kroos fantastike, por tek Gjermania më zemëroi …

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se ai ishte i pakënaqur me reagimin e Gjermanisë pas golit të fitores së Toni Kroos

Andersson ka pohuar se stoli gjermane i bëri festimet e tyre shumë larg,  gjë që krijoi një afërsi me stolin kundërshtarë, por trajneri i Suedisë i kushtoi rëndësi kualitetit të goditjes fituese.

“Ata erdhën shumë pranë nesh duke bërë gjeste dhe kjo më bëri të zemërohesha që ne ishim të mërzitur, ne luftuam për 90 minuta dhe në fund ju duhet të shtrëngoni duart dhe të largoheni  kështu që ishim shumë të zemëruar me reagimin e tyre. Ata nuk krijuan shumë mundësi të mira, portieri ynë bëri disa pritje shpëtimtare, por unë ndihem i pafat nuk arritëm të paktën një pikë. Por unë nuk po fajësoj askënd, as ndonjë vendim taktik. Ky është ndoshta rezultati më i rëndë në një ndeshje që kam pasur në karrierën time  por i gjithë grupi është ende gjallë kështu që ne do të duhet të bëjmë plagët tona dhe të kthehemi për ndeshjen e ardhshme. Ne patëm mundësinë, por e mbajtëm ndeshjen nën kontroll deri tek goditja e lirë, ishte një gol i jashtëzakonshëm individual. Ne duhej të punonim shumë gjatë dhe sapo të arrish në minutën e 85, ti je shumë i lodhur”.-përfundoi tekniku Andersson.

SHKARKO APP