Andrea Bocelli dhe Deutsche Telekom besojnë në një Evropë ku njerëzit janë të lidhur me njëri-tjetrin  

Deutsche Telekom dhe Evropa janë të lidhur ngushtësisht së bashku dhe këtë e ripohon një fushatë e re mbarë evropiane, me Andrea Bocelli-n. Në këtë fushatë, tenori i famshëm dhe kompania e telekomunikacionit shprehin besimin e përbashkët për idenë e një Evrope që lidhet nga i njëjti rrjet telekomunikacioni. Me sloganin e fushatës, “Ndihuni të lidhur me njëri-tjetrin në mbarë Evropën. Me rrjetin më të besuar”, Deutsche Telekom thekson sërish strategjinë për të qenë në krye të telekomunikacionit në Evropë.

“Grupi Deutsche Telekom e sheh Evropën si një arritje. Ne kryejmë aktivitet në 13 tregje evropiane dhe kjo na bën edhe më shumë ndërkombëtarë. Ne shkëmbejmë ide dhe informacion mes kompanive të Grupit tonë. Ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe kjo na bën më të mirë”, shpjegon Drejtori Ekzekutiv i Deutsche Telekom, Timotheus Höttges, duke pohuar kështu rëndësinë e idesë evropiane lidhur me vendimet sipërmarrëse.

“Teknologjia dhe dixhitalizimi i rrjetit janë themeli i një komunikimi të pakufishëm. Dhe një Evropë pa kufij i duhet një komunikim përtej kufijve”.

Claudia Nemat, anëtare e Bordit Drejtues të Deutsche Telekom, përgjegjëse për Evropën dhe Teknologjinë, deklaron “Ne duam të vazhdojmë të investojmë për rrjetin tonë pan-evropian dhe shërbime novatore, me synim zgjerimin e mëtejshëm të lidershipit tonë teknologjik në Evropë dhe ofrimin e përvojës më të mirë për klientët”. Rrjeti i së ardhmes duhet të lidhë sa më shumë njerëz, përtej kufijve, të ofrojë transmetim sa më të shpejtë të të dhënave, si dhe shërbime e produkte inovatore.

“Ju mund të mos e shihni se çfarë e lidh Evropën, por mund ta ndjeni.”

Fushata evropiane përfaqëson lidhjen mes vendeve dhe njerëzve, nëpërmjet një rrjeti të padukshëm por që të jep përherë ndjesinë e të qenit i lidhur. Spoti televiziv e përcjell këtë ide nëpërmjet Andrea Bocelli-t, i cili humbi shikimin në moshën 12 vjeçare. Tenori merr me vete publikun në një udhëtim të shpejtë nëpër Evropë. Ai, me ndihmën e pamjeve dhe tingujve emocionues, shpjegon rëndësinë e fuqisë së rrjetit për të kapërcyer kufijtë. Me krahët e hapur në ajër, Andrea Bocelli përfaqëson lidhjen me njerëzit në mbarë Evropën, falë rrjetit Deutsche Telekom.

Për Andrea Bocelli-n, teknologjia e sotme e rrjetit është një nga arritjet më të mëdha të botës moderne. “Rrjeti e shndërron Evropën në një komunitet dhe i sjell njerëzit më pranë njëri-tjetrit. Ashtu si dhe muzika. Ajo është një gjuhë e veçantë që kuptohet nga të gjithë dhe kështu i lidh njerëzit,” thotë tenori. “Jeta është një ndërthurje marrëdhëniesh njerëzore. Me ndihmën e këtij rrjeti dhe teknologjive të reja, unë dua të lidhem me të gjithë njerëzit që janë të rëndësishëm për mua. Ajo çka vlen për muzikën vlen edhe për rrjetin: ju mund të mos e shihni se çfarë e lidh Evropën, por mund ta ndjeni.”

Nëpërmjet kësaj fushate, Drejtori i Brandit në Grupin Deutsche Telekom, Hans-Christian Schwingen, dhe Zv/Presidenti për Komunikimet e Marketingut, Strategjinë dhe Median, Dr. Christian Hahn, kërkojnë të komunikojnë ndjesinë e të qenit i lidhur me njerëzit në mbarë Evropën. “Gjesti emocional i hapjes së krahëve kuptohet në mënyrë universale dhe nënkupton lidhjen mes njerëzve, përtej kufijve të Evropës,“ shpjegon Hans-Christian Schwingen. Krijimi i  shkronjës “T” nga njerëzit në situata të ndryshme e sjell brandin tonë në formën e një veprimi të çlirët dhe pozitiv, të cilin vetëm Deutsche Telekom mund ta ketë si imazhin e tij ikonë. Kjo e bën rrjetin tonë të dukshëm dhe në formën e një simboli.”

Telekom Albania – si pjesë e Grupit Deutsche Telekom – sjell në vendin tonë përvojën më të mirë evropiane, duke u ofruar abonentëve të vet avantazhet teknologjike të rrjetit më të besuar në Evropë.

Fushata e Evropës do të prezantohet në Shqipëri, Austri, Kroaci, Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Maqedoni, Mal i Zi, Holandë, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.

SHKARKO APP