Anëtari i kryesisë së PD: Demokratët nuk humbën, ata reaguan me dinjitet

Pas humbjes katastrofale të Republikë së Re të Lulzim Bashës, kanë reaguar njëri-pas tjetrit edhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike. Këtë herë reagimi vjen nga Drejori i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Kreshnik Çollaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se PD nuk ka humbur, por ka reaguar me dinjitet dhe se në këto momente e rëndësishme është që të sillen me mençuri.

Më tej, ai I bën thirrje të gjithë komisionerëve demokratë që të neglizhojnë sondazhet e dala deri më tani dhe të përqendrohen tek votat e fundit.

“Demokratët nuk humbën, ata reaguan me dinjtitet…refuzuan. Sot ka rëndësi të sillen me mençuri. Komisionerë demokratë, në këto orë neglizhoni sondazhet…vëmendje deri tek vota e fundit.”, shkruan Kreshnik Çollaku.

SHKARKO APP