Angelina Jolie peshon 35 kilogramë

Prej shumë vitesh Angelina Jolie lufton për të mposhtur anoreksinë por kjo e fundit qenka më e fuqishme sesa ajo. Ndonëse kjo s’është hera e parë që Angelina Jolie shfaqet kaq e dobët, këtë here me të vërtetë,ajo duket të gjejë zgjidhje sepse e ka tepruar. Imazhet e fundit të saj janë vërtet shokuese aq shumë sa duket si tjetër person dhe ka shqetësuar familjarët por dhe adhuruesit e shumtë të aktores.

Fotografitë e fundit janë realizuar gjatë vizitë së saj në Londër, dhe sipas dietologëve, Angelina peshon vetëm 35 kilogramë. Nuk duhet të jetë e lehtë për babain e saj dhe bashkëshortin Pitt. Të dy janë të shqetësuar për shëndetin dhe besojnë se aktorja vuan nga anoreksia e theksuar. Por lajmi këtu është se vetë Angelina asnjë herë s’ka folur publikisht për këtë çrregullim në peshën e saj. Për të kjo nuk është hera e parë që shfaqet në një gjendje të tillë.

Për herë të parë në vitin 2007 kur humbi nënën e saj, ajo dhimbje i shkaktoi asaj një periudhë të gjatë vuajtjeje, prej të cilës kaloi dhe në anoreksi dhe ende sot e vuan. Për mjekët kjo situatë është alarmante dhe duhet kuruar dhe pranuar nga vetë Jolie.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP