Angjeli për buxhetin: Kërkojmë opozitë me alternativa, jo me sulme

Kur vjen fjala te buxheti, duhen debate me alternativa dhe jo opozitë me sulme. Kjo është kërkesa e deputetit të mazhorancës Anastas Angjeli, deklaruar në emisionin “Argument” në SCAN.

“Unë besoj se do të ishte mirë që në fokus të kishte diskutime alternative, pra jo vetëm diskutime atakimesh nuk po them sharjesh që jo kështu siç e keni ju nuk bën dhe të mos themi se si bën. Dhënia e alternativës do ta ndihmonte shumë, do e ngrinte shumë nivelin e rolit të opozitës, natyrisht edhe përmirësimin e qeverisjes”.

Angjeli gjithashtu ka sugjeruar fokus më të madh te ligjet fiskale si instrumentin më të mirë për të luftuar problemet me krimin dhe pengesat sociale.

“Natyrisht që lufta kundër krimit, kundër kanabizimit, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar janë në vetvete prioritet i të gjithëve por natyrisht kur diskutojmë buxhetin duhet t’i japim këndvështrimin aq sa i takon edhe pjesës së buxhetit për këto gjëra dhe jo të fetishizojmë thjeshtë vetëm këtë luftë pa u marrë me alternativat që duhet të japim për ligjet fiskale, borxhin, deficitin, shpenzimet, investimet, programin e partneritetit publik privat, për nxjerrjen e të ardhurave për luftën kundër evazionit fiskal”.

SHKARKO APP