Anglia kjo fatkeqësi e madhe

 Nga Ilir Levonja/Nuk e dija që për ne shqiptarët shtetarë, dalja e Anglisë nga Europa, qënka një fatkeqësi kaq e madhe. Si popull e besoj, pasi prej shekujsh e kemi ëndërruar perëndimin. Ama veç si emigrantë, si të arratisur, refugjatë politikë apo ekonomikë etj. Veçse asnjëherë si anëtarë përmes pasaportës së shtetit tonë. Si kontribues normal në zhvillimin dhe ekzistencën e uninonit ku zoti na i dha si rrisk jetën dhe ekzistencën e tonë.
Por është e gjitha një shpifësirë kur shikon se si me një zell parlamentar, nga kultura jonë me tenxhere të gërrryra, me rërë apo shuka telash të sertë, t’i tregojmë ishullit të atlantikut verior se çfarë gjëmë e vetmisë së madhe do ta gjejë. Ose t’i tregojmë atë përrallën e ndarjen së deles nga tufa, që e ha ujku vigjilent.
Pikërisht vendit, që i vetëm pushtoi globin duke dalë nga shtëpia thjesht me një kaoke me vela. Vendit që iu imponua njerëzimit me kulturën dhe të tjera doke. Aq sot 99.99% e globit operon me gjuhën e tij. Ndofta të vetmit që i treguan botës dhe ia demonstruan asaj se edhe pushtimi është një demokraci me vetvendosje. Unë kam prekur plot koloni të saja, deri në skajin e karaibeve. Aty ku proçesi i vetvendosjes dëshmon qartë, në dy fytyra. Anglisë kolonizatore dhe hirearkive të autorëve revolucionarë.
Një dasim si të thuash sikur me pa sot Havanën e Kubës, karshi New York-ut të njerëzimit.
Por kjo është një histori më vete.
E tashmja është plotësisht një zhvillim nomral demokratik. Dhe e drejta e refendumit është pikërisht forca e vetvendosjes prej popullit.
Padronit të vetëm të demokracisë. Koncepte që tek ne janë privilegje vetëm të një grupi njerëzish.
Vini re një fakt, nga 1990 e deri sot. Kohë e krahasueshme midis demokracive tona. Se sa të pakrahasueshme janë daljet politike qoftë nga laburistët, qoftë nga konservatorët. Përshembull Toni Bler nuk e kishte problem të bëhej një ish. Ashtu sikur edhe Gordon Braun etj. Apo sot, ky Kameron që i thotë qytetarëve se Britania ka nevojë për një lidership të ri në politikë.
Kush vall nga këta mynxyrmëdhenjtë, pashallarët tanë, që u djeg sot kaq shumë…, dalja e Anglisë nga uninioni europian, do ta bënte këtë? Vetëm të mendosh se si zgjidhet një përfaqësues i popullit në dhomën e komunave. Apo se si zgjidhet kryetari i laburistëve e konservatorëve, të vjen për të vjell kur kujton referendumin Edi Ramës, pak muaj më parë, karshi një ishulli si Ben Blushi.
Aty e ca muaj më parë, ndihmës britanike prej 1.2 miliardëve stërlina, për vendet si Shqipëria, Turqia etj. Iu pre me forcë vote rruga e para të taksa paguesve anglezë, drejt vrimave të zeza. Ky fond i parashtruar si për rregullimin e legjslacionit të këtyre vendeve, në raport me uninion, kishte një argument të fortë. Ndihmën sociale, luftën kundër kancerit, mirëmbajtjen e rrugëve në Angli. Dhe me të drejtë. Janë plagë të mëdha që i përkasin njerëzit. Afërmendsh nuk ka asgjë të keqe kur mendon se tjetri do të rregullojë për së pari jetën e tij. Dhe vendin e tij. Pasi është paraja e tyre. Dhe nga ana tjetër nuk kanë reshtur si dhëni dorën njerëzit. Por në Ballkanin e pashallarëve, që i kanë kthyer vendet e tyre në vrima të zeza parash. U duket sot e pakonceptueshme dalja e ishullit më vete. Ndaj ka zënë e japin kujën. Nuk ngopen se përpiri fonde. Nuk ngopen së luftuari njëri-tjetrin për tu anëtarësuar.
Dhe ndoshta edhe nga këto fonde të mbushin rrugët e vendit me ngjyrën e kuqe. Edhe pse janë një dështim total i vetvetes dhe vendit.
Po a e dini se ku e ka shpjegimin kjo edukatë e mbrapshtë. Tek fakti i thjeshtë dhe tepër i qartë. Kushdo që mendon se është politikan i mirëfilltë dhe i pazevendësueshëm, bën pronë të vetën jo politikën, por popullin e tij. Kameruni nuk është i tillë. Dhe jo vetëm ai.
Sot rrjetet sociale gjëmojnë me ironi therëse, karshi lidershipit tonë dhe atij anglez. Kjo ndofta është ironia më e bukur, por dhe më e pameritura për ne. Ndaj le të gjykojmë se fjalët e Dejvid Kamerunit, për një lidership të ri politik, më shumë se Anglisë i duhet ishullit të copëtuar shqiptar.

SHKARKO APP