Ankohet Serbi a, “You Tube” bllokon klipin e këngës kosovare

"YouTube” ka bllokuar klipin e këngës “Pushka e lirisë” të reperit kosovar Arian Agushi, i njohur  dhe si Gold AG.

Kënga është bllokuar pas ankesave të shumta të serbëve, sipas të cilëve, në videoklip “në mënyrë brutale vriten policët serbë”.

Sipas serbëve, kënga është ofenduese, e rrezikshme dhe bën thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe “Blic”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, thuhet se prefekti iMitrovicës Veriore, Goran Rakiç, i kishte paralajmëruar institucionet e Kosovës se“Pushka e lirisë” prezanton thirrje direkte për dhunë.

“Sipas rregullave tëpërdorimit të këtij rrjeti, ‘YouTube’ ka të drejtën e largimit ose bllokimit të përmbajtjeve që promovojnë dhunë dhe përhapin gjuhën e urrejtjes”, shkruan “Blic”.

Pas deklaratav e të Rakiç, Gold AG sqaroi se kënga në bashkëpunim me Hysni Klinakun është kushtuar heroit Zahir Pajaziti dhe se klipi ka përmbajtje të asaj çfarë ka ndodhur në kohën kur ky hero ka luftuar, nuk ka të bëjë asgjë me aktualitetin dhe se videoja është e improvizuar. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?