Antidepresivët më të rrezikshëm sesa e keni menduar, ja çfarë ju shkaktojnë
Marrja e ilaçeve kundër depresionit mund të rrizë rrezikun e vdekjes së hershme. Sipas studiuesve njerëzit depresivë, që nuk kanë problem me zemrën, në qoftë se konsumojnë ilaçe antidepresivë kanë shanc 33% për vdekje të parakohshme.
Sipas një studimi u arrit në përfundimin se antidepresantët të shkaktojnë më shumë probleme shëndetsore sesa ju ndihmonjnë për shëndetin. Autorët e studimit sugjerojnë që përdorimi i tyre duhet të kufizohet shumë.
Por psikiatrit e hedhin poshtë këtë studimim duke argumentuar se antidepresantët janë përdorur në mënyrë të sigurtë për vite të tëra dhe ofrojnë një zgjidhje mjaft ekfektive për personat të cilët nuk kanë mundësi tjetër për të kaluar gjendjen e tyre.
Përdorimi i ilaçeve antidepresiv po rritet në mënyrë damtike, me 64.7 milion receta të dhëna në Angli vitin e kaluar, dyfishi i numrit të një dekade më pare, raporton Daily Mail.
Kritikët janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar duke argumentuar se këto pacientë nuk kanë nevojë për drogë, me mjekët që i shikojnë piluat si një zgjidhje të përkohshme për shkak të pritjeve të gjata për terapi. Por studimi i ri thotë se njerëzit që i marrin pilulat mund të jenë në rrezik më të madh sesa mendohet në parë.