Antiinformaliteti/ Bilanci i tre javëve: 1,720 subjekte janë penalizuar, masë për mbylljen e 250 të tillave
Aksioni antiifnormalitet ka mbyllur javën e tretë. Sipas bilancit të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë realizuar 5,912 kontrolle, kryesisht kontrolle nga zyra dhe vizita fiskale. 919 tatimpagues kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore.
Nga aksioni në terren janë verifikuar 7,720 tatimpagues, nga të cilët janë penalizuar 1720 subjekte, ndërsa është marrë masa e mbylljes së aktivitetit për 250 të tilla. Gjithashtu kanë hyrë në skemën e kontributeve 547 punonjës të padeklaruar.
DPT njofton se ka vijuar procesi i fshirjes automatike në zbatim të ligjit të faljes, ku 2,563 tatimpagues kanë përfituar nga kompensimi i detyrimeve debitore me gjendjen kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën 81,663,834 lekë, gjithashtu janë fshirë detyrimet tatimore në vlerën 753,853,648 lekë.