Antropologjia e një piloti vrasës
Rasti i Andreas, pilotit të vrasjes masive, ndoshta duhet të lidhet me problemin e marketingut agresiv, të virtualizimit internetian, drogave të vogla e të mëdha, brishtësisë së mendimit kalimtar, rrënimit të personalitetit abstrakt, humbjes së ndjenjës së realitetit, e sekuencës së “zhgënjim-depresion-shpëputje-indiferencës-urrejtjes së pakufizuar-terrorizmit-masakrës”. Risjellim në kujtesë mitet e lashta, të cilat u përsëriten në mendimet e Lubitzit: “Vdektë Sansoni me gjithë Filistejtë!”
Nga Giorgio Fabretti
Të gjesh modele antropologjike për një rast të veçantë si ai i Andreas Lubitzit, duhet të kesh fat. Megjithatë kjo është puna e antropologut: lidhjet mes logjikës dhe ADN-së, të cilat përsëriten në historinë natyrore të njerëzimit, dhe që kundërshtojnë disa shpjegime të një ngjarjeje, që përndryshe do të cilësohej e mbyllur shumë thjesht si rasti i një individi të vetëm.
Rasti i Andreas, pilotit të vrasjes masive, ndoshta duhet të lidhet me problemin e marketingut agresiv, të virtualizimit internetian, drogave të vogla e të mëdha, brishtësisë së mendimit kalimtar, rrënimit të personalitetit abstrakt, humbjes së ndjenjës së realitetit, e sekuencës së “zhgënjim-depresion-shpëputje-indiferencës-urrejtjes së pakufizuar-terrorizmit-masakrës”.
Risjellim në kujtesë mitet e lashta, të cilat u përsëriten në mendimet e Lubitzit: “Vdektë Sansoni me gjithë Filistejtë!”. Ose rilexojmë klasikët si Tacitin, Senekën, Juvenalin, Marko Aurelion dhe stoikët, për të gjetur edhe Perandorinë Romake – që pas Neronit u ‘virtualizua’ – të njëjtat frikëra të atyre që shohin një “sëmundje epokale” në “shoqërinë e sëmurë” globale të ditëve të sotme.
Në fund, e keqja vjen nga një lidhje e kombinuar, midis rritjes së teknologjive të komunikimit, si dhe kufizimet historik-njohëse të natyrës njerëzore. Edhe ndryshimet në presionin e venave të gjakut shkaktojnë goditje, një kolaps të rëndë mendor. Teknologjitë e reja të tilla si Koloseu dhe “panem et circenses” (bukë dhe cirk) shpërthyen parimin gjenetik “mens sana in corpore sano” (mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë), sipas ‘antropologëve’, si Juvenali.
Ato shkaktuan sjellje të çuditshme, korrupsion, rënien e shoqërisë, fenomenin e despotizmit dhe përhapjen e çmendurisë (vetëvrasjet, vrasjet, masakrat). Dje sikurse edhe sot, rastet si ai i Andreas Lubitzit janë pra simptoma të brishtësisë së personalitetit dhe sistemeve sociale, për shkak të zgjerimit të shpejtë të rrjeteve të komunikimit, perandorive, teknologjive të reja, apo mirëqënies së garantuar, të cilat kanë përherë efektin e çlirimit të njerëzve nga rrjeta e instinkteve të testuara në kushtet e mëparshme të jetesës, dhe për këtë duhet t’i akulturosh me sugjerime të pasigurta dhe të brishta.
Në politikë, në kushtet e ndryshimeve të shpejta dhe zgjerimeve, nganjëherë nuk ofrohet zgjidhje tjetër veç të tentosh hipnozën kolektive, nëpërmjet argëtimit dhe riteve mediatike, në atë që gazetarët e kanë quajtur “armë të çmendurisë në masë”. Është një ilaç, që në fakt e përkeqëson të keqen. U fol në vitet ’90 për një rikonceptim të parimit “bukë dhe cirk” të Koloseumit.
Interneti ka realizuar një pjesë të argëtimit global. “Kontrolli i uebit”, është e kundërta, tashmë kur nëpërmjet tij përfiton edhe terrorizmi. Terrorizmi individual është në rritje, si për të treguar një prirje statistikore lidhur me brishtësinë e vizioneve ekzistenciale të botës, të vetëmbështjella në një mënyrë shumë logjike, skematike dhe sipërfaqësore, pak si kompjuterat që imitojnë mendjen.
Ndoshta ka një defekt të fshehur epokal, teknologjik, por me disa efekte anësore destrukturative, të llojit të ‘ideve vrastare’. Këto vizione personale, tejet të përhapura, shfaqen në të vërtetë përmes “zakoneve rurale të kursyera”, për të cilat Juvenali dhe Stoikët e lashtë, mendonin se ishin ilaçi më i mirë ndaj një pushteti social tashmë shumë ‘të konvencionalizuar’, në krahasim me natyrën kafshore të njeriut.
Me fjalë të tjera, që në kohën e tyre romakët e lashtë patën dënuar me vdekje despotët si Neroni dhe Domiciani. Dhe me anulimin zyrtar të kujtesës së atyre despotëve (“Damnatio Memoriae), u përpoqën më kot të rivendosin një sistem global të avancuar dhe jashtë kontrollit, me anë të ‘shërimit’ të softuerit rural dhe baritor. Dashamirës të themeleve historike apo utopike si Musolini, Hitleri, Stalini, Mao, do të tentojnë më pas të kryejnë manipulime të tjera masash, duke prodhuar turma vrasësish të çmendur, të maskuar si zyrtarë të Lagerave dhe Gulagëve, si shefa apo reshterë, ose si “kllouna me 4 yje, që përfundimisht do të shiten në Cirk” (shih filmin Apocalypse Now).
Në përfundim, kemi thënë shumë pak për rastin e pilotit vrarës Lubitz. Shumë kronika mediatike mbi të nxjerrin në pah një lidhje midis rritjes së shpeshtësisë së ‘modelit’ të tij, dhe mungesës epokale të reflektimit shkencor mbi efektet e rrezikshme anësore të teknologjive mediatike. Bëhet fjalë për tragjedi, që rrisin shpeshtësinë, kur kapaciteti i përpunimit njohës dhe ekzistencial i masave, stresohet nga flukset e tepërta të informacionit, shpesh me qëllime manipuluese dhe sugjerime kalimtare. Kompleksiteti teknologjik kërkon udhëzime të sakta. Kontrollorët që kontrollojnë kontrolluesit, një piramidë e qartë meritash, i matshëm, jo-konfliktual.
Kur tastiera e një kompjuteri apo një smartfoni do fillojë të dërgojë përgjigje të “gabuara”, shumë vetë do të heqin dorë prej tyre dhe do t’i përplasin përtokë. Procedurat e ndërlikuara të shoqërive të shndërruara mund të prodhojnë një reagim të ngjashëm me atë të Lubitzit. Ky i fundit, ndoshta ndihej i lodhur, “dhe pa asnjë rrugëdalje”. Është një ekulibër akrobatik; dhe është e dyshimtë, nëse testet periodike “Minnesota” ndaj pilotëve, mund të identifikojnë saktë problemet.
Nuk bëhet fjalë për një psikologji të fotografueshme, por për sekuenca logjike, formalisht jo patologjike. Sëmundja, është bllokimi i tyre ndaj disa simboleve thelbësore, deri në një ndalim të papritur. Ajo qëndron tek mendimi i papërshtatshëm për stimujt e jashtëm, shumë të shpejtë ose kontradiktore. Pak personale, shumë më sistematike. Ato ‘ndjesi boshësie’ të papritura, shkaktojnë sindromin e marrjes së mendve, të aftë për të nxitur një person të vetëvritet duke u hedhur nga një urë, apo nga një aeroplan mbi mal.
Boshllëqet ekzistenciale, “humbjet pa horizont”, çojnë në kolapse, të paparashikueshme, por statistikisht më të shpeshta, si sulmet individuale terroriste në Paris, Tunizi, etj, tragjedia e shkaktuar nga piloti Lubitz ose ai i Malajzia Airlines. Në ato momente, të tërheqësh këmbëzën duke eleminuar gjithë të tjerët përreth, bëhet një çlirim nga një barrë e padurueshme, pasi personi është pa shpresë dhe pa rrugëdalje.
Mund të jetë një kusht imagjinar, i fantazuar, por jo më pak monstruoz e realist, në një mendje tanimë të populluar me Avatarë. I pajetë dhe i pafuqishëm, Andreas pastaj shtypi butonin, si gjesti i fundit, çmendurisht “rigjenerues”. Në mendjen e Lubitzit, masakra ishte lirimi i një ‘rigjenerimi të penguar’. Dhe mbase ishte e planifikuar në mendjen e tij edhe shkatërrimi i një grataçele në Dyseldorf, siç kishte parë në TV sulmet e 11 shtatorit, kur ishte vetëm një adoleshent?
“Huffingtonpost”