Anulloni çdo plan, sot shijoni superhënën e madhe
Jo të gjithë e kanë fatin ta shijojnlë live këtë dukuri të superhënës. Fjala është për pamjen e mrekullueshme të hënës kur ajo në orbitën e saj ndodhet shumë më afër Tokës. Ajo është 30% më e shndritshme dhe 14% më e madhe.
Fatlum janë fotografët britanikë, ku dhe do të shihet më mirë superhëna, të cilët kanë kapur disa foto të mrekullueshme por më e madhja nuk ka ardhur ende. E përshkruar si një hënë e plotë kastori, sateliti do të jetë 226.182 milje nga Toka, më afër se mesatarja e 238.900 miljeve.
Pse quhet hëna e plotë kastori?
Sipas historisë, kolonitë amerikane e quajtën ngjarjen e nëntorit si një hënë kastori pasi tregonte kohën e vitit kur kastorët vendosnin pengesa para se moçalet të ngrinin. Ndërsa termi Superhëna shënon kohën kur hëna është më afët tokës gjatë orbitës hënore.