AP letër Ramës: Falni borxhet e energjisë për familjet në nevojë

­ Avokati i Popullit rekomandon marrjen e masave për nxjerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të pa paguara të energjisë elektrike dhe gjetjen e zgjidhjeve alternative nëpërmjet programeve të përballueshme për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike.

Rekomandimi i është dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe ministrit të Financave Shkëlqim Cani.

Me anë të këtij rekomandimi Avokati i Popullit kërkon: “Njerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e ndihmës ekonomike.

Po ashtu, kërkon “Gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimit të energjisë elektrike në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër me qëllim mbrojtjen maksimale të kësaj shtrese në nevojë dhe krijimin e alternativave lehtësuese mbi pagesën e saj.

SHKARKO APP