‘Apple’ i paguan 506 milion dollarë gjobë një universiteti

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Apple të paguajë 506 milion dollarë për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë. Dyfishimi i gjobës me 272 milion dollarë të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit. Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Wisconsin përmirësonte performancën e procesorëve. Patenta është licencuar në 1998-ën nga profesori i Universitetit Gurindar Sohi dhe tre studentë të tij. Apple mohoi akuzat duke thënë se ishin të pavlefshme. Kompania kishte kërkuar nga Zyra Amerikane e Patentave të rishikonte vlefshmërinë e saj një kërkesë e cila ishte refuzuar.

SHKARKO APP