Arabia Saudite kërcënon me aksion ushtrak kundër Katarit
Fryjnë erëra lufte në Gjirin Persik, shkruan tgcom.it
Siç raporton rrjeti “Al Jazeera”, Arabia Saudite ka kërcënuar se do të ndërmarrë një aksion ushtark kundër Katarit, kur vendi i emirateve të marrë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.
Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, shprehu shqetësim për negociatat që po zhvillohen mes Rusisë dhe Katarit për marrjen e këtij sistemi ushtarak.
“Në këtë situatë, mbretëria do të ishte e gatshme të merrte të gjitha masat e nevojshme për të eleminuar këtë sistem mbrojtjeje, përfshirë edhe aksionin ushtarak”, deklaroi sovrani në një letër drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe publikuar nga “Le Monde”.
Në Janar, ambasadori i Katarit në Rusi deklaroi se bashkëpunimet për përftimin e sistemit ajror të mbrojtjes ishin në një “fazë të avancuar”.
Kjo ka ndodhur pas firmosjes së një marrëveshjeje mbi bashkëpuniomin ushtarak dhe teknik mes dy vendeve në tetor të 2017s, për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, gjatë një vizite të ministrit të mbrojtjes rus Sergei Shoigu në shtetin e Gjirit.
Më 5 Qershor të 2017s, Arabia Saudite, bashkë me vende të tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si Egjipti, kanë vendosur një bllokim tregtar dhe diplomatik për Katarin, duke e akuzar se po mbështet terrorizmin dhe se po destabilizon rajonin, edhe pse Doha i ka mohuar gjithnjë akuzat.