Arbana Osmani: E vërteta mbi rikthimin tim në Big Brother

 

Pavarësisht spekulimeve nëpër media online, Arbana Osmani konfirmon për Anabel se e ka mbyllur eksperiencën e saj me reality show-n Big Brother.

Prezantuesja, e cila aktualisht po shijon ditët në shtëpi me djalin e saj 4-muajsh është identifikuar me Big Brother si moderatore e shtatë edicioneve të para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit u mendua se largimi i Arbanës ishte vetëm i përkohshëm, për shkak të mëmësisë, por moderatorja duket se e ka mbyllur marrëdhënien e saj me Big Brother, që na bën të mendojmë se mund ta shohim në ndonjë spektakël të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlen të kujtojmë që Arbanën përpara largimit nga ekrani e kemi parë jo vetëm në drejtimin e reality show-t, por edhe të spektaklit “E Diell” e një sërë emisionesh të tjera.

Ndërkaq përsa i përket edicioneve të tjera të Big Brother Albania nuk dihet nëse ky rol do të vazhdojë t’i besohet prezantuesit të këtij edicioni të tetë, Ledion Liço.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?