Arben Imami: Basha duhet të japë dorëheqjen
Imami kërkon rikthimin e Berishës në krye të PD: Eshtë i vetmi njeri që na nxjerr nga shkatërrimi
Arben Imami i ftuar në studion “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin ka folur për sfidat e Partisë Demokratike në situatën që gjendet sot. Për ish deputetin demokrat zgjidhja e vetme është bashkimi dhe dorëheqja e Lulzim Bashës.
“Një kryetar që nuk e ngre dot partinë, në këto kushte duhet bërë bashkë. Basha duhet të japë dorëheqjen dhe jo ngrirje shkrije për shkak të situatës ë rëndë”-u shpreh Imami.
Ish –deputeti demokrat fajësoi kreun aktual Lulzim Basha që kjo forcë politike që prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.
“Partia Demokratike prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo është shumë e rrezikshme. Lulzim Basha po e zhyt më thellë PD dhe kjo parti në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë nën 20 %. Basha mesa duket do të vazhdojë në këtë rrugë dhe do sjellë mbylljen e Partisë Demokratike. Bashkimi është rruga e vetme për ta shpëtuar PD, shansi i fundit janë zgjedhjet e ardhshme”- deklaroi Imami.
Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat ka deklaruar se “nëse në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha hyn me këtë filozofi, PD nuk e merr më veten. Nëse kjo parti do të shpëtohet për t’u shpëtuar edhe ky vend, për t’u futur në rrjedha normale, PD s’mund ti humbë në mënyrë skandaloze zgjedhjet e ardhshme. E kuptoj që s’mund ti fitojë, por s’mund t’i humbë në mënyrë skandaloze”.
Sondazhet
Madje ai ka shkuar edhe më tej kur tha se kreu i PD Lulzim Basha në bazë të disa sondazheve del se në zgjedhje nuk merr mbështetje më shumë se 20%, Berisha ka mbështetje 34% dhe Rama 40%
“Nëse Basha në 3 sondazhe me popullaritetin dhe pëlqeyeshmërinë, edhe nga mediat që kanë bërë sondazhe nëse në vijimësi del më pak se 50% e zotit Rama, mbyllet, por nëse Basha është te 20%, zoti Berisha ka një 34%, ç’është ai 34%? Ai 34% është e gjithë partia e bashkuar, është Berisha me partinë e bashkuar. Rama është 40%, por nga 20% te 40% shpresa është zero”- tha Imami.
Ai ka theksuar domosdoshmërinë e nderhyrjes më të fortë të ish kryeministrit Sali Berisha që PD të mos humbasë.
“Të shkojmë drejt shkatërrimit të të gjitha mjeteve…? Kemi pranuar shumë gjëra për hir të gjetjes së zgjidhjeve, e nuk po e arrijmë, mesa duket po dështojmë, po e fus edhe unë veten, s’po mbyllet kjo cështje nëse shkon drejt asaj rruge që po skkon, do ishte e tmerrshme. I vetmi njeri që qëndron mbi palët është Berisha, ka nevojë për një ndërhyrje që dikush te i cili kanë garanci të gjitha palët se mund të qëndrojë mbi palët për aq sa mundet.
Kjo është një çështje e tij dhe e kam vështire të jap një mendim, në respekt të personalitetit s’do doja të shprehem më tepër se sa e quaj unë të nevojshme.
Berisha është personaliteti më i rëndësishëm në këtë parti, që për mbi 20 vjet ka qenë drejtues i saj dhe i vetmi ndoshta që nëse dështojnë të gjitha mjetet, nëse shterron edhe koha dhe s’ka më kohë mbase duhet të gjejë mënyrën, rrugën për të ndikuar më fort më mirë më seriozisht në këtë proces, se cfarë dhe si, është cështjë e tij, jo e imja, s’mund ti caktoj unë zotit Berisha një detyrë të tillë. Sa më i rëndësishëm personaliteti, aq më të mëdha janë përgjegjësitë”.
Lobimi rus
Përsa i takon financimeve të lobimit, Imami tha se ka pikëpyetje të mëdha, por nëse Basha ka firmosur një kontratë lobimi me financim rus kjo gjë i përket atij dhe nuk e përfshin PD-në.
I pyetur për Berishën, Imami tha se është i vetmi personalitet brenda demokratëve që qëndron mbi palët.
“I vetmi njeri që qëndron mbi palët është Berisha. Ka nevojë për një ndërhyrje, dikush tek i cili kanë garanci të gjitha palët. Berisha është personaliteti më i rëndësishëm aty, është personaliteti që nëse dështojnë të gjitha mjetet, mbase duhet të gjejë një rrugë pozicioni për të ndikuar më mirë në këtë proces. Se si, kjo është çështje e tij“, tha Arben Imami.