Arben Malaj: Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?

Nga Arben Malaj-

Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: ‘ shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste.

Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për cdo komentues pas këtij postimi që shajnë, fyejnë dhe banalizojnë të tjerët, emrat e tyre do të bllokohen menjëherë dhe mesazhet e tyre do të fshihen po menjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjuha poshtërueese dhe provokuese ndaj protestuesve, në çdo rast, është jo e dobishme, sepse i ngjan hedhjes së benzinës në një zjarr.

Ky klasifikim i mijëra protestuesve me epitete fyese dhe përçmuese është gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan.

Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?

Mosbindjen civile, pushtimin e podiumeve të Parlamentit. Zhurma me bilbila per te mos lejuar vazhdimin e punimve te seancave  dhe tentativat për bllokimin e rrugëve nacionale i ka aplikuar me jo pak egërsi edhe vetë Rilindja.

Personalisht kam qënë dhe jam kunder  tensionimit të jetës politike ntë vendit tone. sepse agresiviteti politik i rëndon më shumë popujve se sa politikanëve.

Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,

si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit  e  opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?

Të gjitha librat e shenjtë japin një mësim të vyer: “kurrë mos i bëj tjetrit atë që nuk do të doje të ta bënte ai ty”.

A

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?