Ard Veliu falënderon policin “hero” që parandaloi vrasjen e dyfishtë në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili më datë 18 Prill ka ndërhyrë për të parandaluar një konflikt që mund të përshkallëzohej deri në vrasje. Punonjësi i policisë në atë moment ka qenë jashtë shërbimit dhe është ndodhur rastësisht në situatën e vështirë. Drejtori i policisë, në bisedën që pati me efektivin, e falënderoi atë dhe e përgëzoi për kurajën e treguar edhe pse nuk ishte në shërbim.

“Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij. Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj.

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë”.

Punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Drejtor Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting dhe E brendshme

SHKARKO APP